Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Shorti i Ligës së Kombëve, Kosova finalen e luan në udhëtim nëse fiton ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut

Në Nijon të Zvicrës është mbajtur shorti për 4 kombëtaret që do të kualifikohen në EURO 2020.  20 kombëtaret e mbetura, biletën do ta kërkojnë përmes Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Kosovës gjysëm finalen në kuadër të Ligës së Kombeve  do ta zhvillojë ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup, në mars të vitit të ardhshëm.

Një fitore eventuale do ta dërgonte Kosovën në finale, ndaj njërit prej gjysëmfinalistëve të tjerë të grupit D, Gjeorgjisë apo Bjellorusisë. Sipas shortit të hedhur, edhe në finalen eventuale Kosova do ta zhvillojë në udhëtim.

Gjysëmfinalen Kosova do ta zhvillojë me 26 mars 2020, ndërsa nëse arrin ta fitojë këtë ndeshje, finalen do ta luajë me 31 mars.