Rahoveci triumfon ndaj Prishtinës

KB Rahoveci ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 81-88, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10-të në Superligen e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 12-20.

Rahoveci vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e dytë të cilin e fitoi me rezultat 12-17, për të shkuar në pushim me rezultat 24-37.

10 minutëshi i tretë ishte i barabarët, të cilën e fituan mysafirët me rezultat të ngushtë 25-27.

Çerekun e katërt e fituan vendasit me rezultat 32-24, megjithatë, nuk i mjaftoi që të shmangte humbjen, ndfeshje e cila përfundoi me shifrat 81-88.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 22 pikë e shtatë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te Rahoveci më të mirët në parket ishin Isaiah Traylor me 28 pikë e gjashtë asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë.

Sigal Prishtina ka tri fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci tetë fitore dhe dy humbje.