
Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit
Është përuruar shtatorja e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, në 61 vjetorin e lindjes.
Përurimi i shtatores së Vokrritu u bë afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari FFK-së, Agim Ademi, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, familja Vokrri si dhe personalitete tjera të institucioneve dhe të sportit.
Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.
Kujtojmë që Fadil Vokrri, vdiq më 9 qershor të vitit 2018 pas një sulmi në zemër, në atë kohë Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.