Peja transferon Leonard Mekajn

KB Peja ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin kosovar Leonard Mekaj.

Plejmekeri Leonard Mekaj iu ka bashkuar skuadrës së Pejës nga skuadra e KB Yllit.

Mekaj do të jetë i gatshëm për klubin pejan që nga ndeshja e ardhshme.

Kujtojmë se Mekaj në të kaluarën ishte pjesë e KB Pejës.