Nuhiu: Prishtina pati raste më të mira, portieri na mbajti në lojë

Drita ka barazuar me rezultat 1-1, ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu duke thënë se Prishtina pati raste më të mira në lojën e sotme, por portieri i tyre i mbajti në lojë.

“Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e hapur, ndeshje derbi të cilën të dyja skuadrat donin ta fitonin. Prishtina kishte raste më të pastërta, nuk diskutohet, por portieri na mbajti në lojë. Pjesa e dytë na takoi neve dhe erdhëm deri tek goli, meritat i shkojnë të gjitha futbollistëve që kanë bërë gjysmë sezon të jashtëzakonshëm dhe na kanë bërë krenar për paraqitjet e tyre”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Nuhiu ka thënë është i kënaqur me rezultatin e ndeshjes së sotme.

“Nuk diskutohet që jemi të kënaqur, grupin e kemi këtu do ta mbajmë teksa nëse shohim të arsyshme të përforcohemi do ta bëjmë këtë gjë”- përfundoi Nuhiu.

Pas këtij barazimi Drita mbetet në vendin e parë me 41 pikë, tri më shumë se Ballkani në vendin e dytë duke u shpallur kampione vjeshtore.