Ndeshje revyale për nder të legjendës Fadil Vokrri

Të enjten më 23 korrik për nder të  legjendës Fadil Vokrri, do të luhet ndeshje revyale e futbollit mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës, nga ora 19:00.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, pra praninë e shikuesve për shkak gjendjes së krijuar nga pendemia ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Më 23 korrik, Fadil Vokrri, do ta festonte ditëlindjen e 60-të. Vokrri ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018 pas një sulmi në zemër.