Foto: KALLXO.com

Muriqi: Ne mundohemi të japim 1 mijë për qind për këtë fanellë

Mediat britanike vazhdojnë të shkruajnë për ecurinë e suksesshme të Kosovës, dhe rrugën deri tek ndeshja me Anglinë, që vlen për pozitën e parë momentale në grupin A kualifikues për EURO 2020.

The Guardian ka intervistuar sulmuesin Vedat Muriqi dhe portierin Samir Ujkani, para sfidës së sotme. Muriqi ka shprehur entuziazmin e tij kur bartë fanellën e Kosovës.

“Ne mundohemi të japim 1 mijë për qind për këtë fanellë dhe për vendin tonë”, thotë Muriqi për Guardian.

Ndërsa Ujkani shtoi: “Është e rëndësishme të provojmë dhe të luajmë futbollin tonë edhe ndaj të mëdhenjve. Kombëtaret e mëdha të sjellin edhe kënaqësi”.

Angli – Kosovë luhet sonte në ora 20:45.