Foto: Fenerbahçe/Facebook

Fenerbahçe zyrtarizon Vedat Muriqin

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka zyrtarizuar kalimin e tij te ekipi turk, Fenerbahçe.

Para se t’i bashkohej Fenerbahçes, Muriqi mbronte ngjyrat e ekipit tjetër turk, Rizespor.

Në faqen e tyre zyrtare, ekipi i Fenerbahçes i kanë uruar suksese Muriqit në “familjen e madhe turke”. Po ashtu edhe shumë suksese me klubin e tyre.

“Është arritur marrëveshje me Vedat Muriqin, i cili ka luajtur për Çaykur Rizespor, një nga ekipet e Super Ligës, si rezultat i negociuatave me klubin e tij dhe me vetë atë brenda kornizës së procedurave të UEFA-s për transfere. Pas kontrolleve mjekësore, lojtari do të jetë i lidhur me ngjyrat tona. Katër vjetët e ardhshme, ai do të bartë me krenari uniformën”, thuhet në deklaratën e klubit të Fenerbahçes.