Mezani: E dominuam Dritën në pjesën e dytë

Drita dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, duke thënë se Drita i vuri në vështirësi në pjesën e parë.

“E nisëm ndeshjen mirë, por pastaj u tërhoqëm sepse Drita na vuri në vështirësi”, deklaroi fillimisht Mezani.

Mezani ka shtuar se në pjesën e dytë e dominuan Dritën dhe është i kënaqur me barazimin.

“Ne e dominuam pjesën e dytë. E kemi bërë diferencën me disa aksione. Reagimi i skuadrës në pjesën e dytë ishte shumë i mirë dhe kjo është e rëndësishme për ne. Është një pikë e vlefshme. Derbi luhet gjithmonë për t’u fituar, dy ekipet duan fitoren. Ishim të përgatitur për këtë ndeshje me lojtarët që kanë eksperiencë në derbi”,  ka thënë Mezani për “ArtSport”.