Meriton Korenica largohet nga Prishtina

Sulmuesi anësor Meriton Korenica, ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Prishtinës.

Pas dy viteve qëndrim te kryeqytetasit Korenica ka vendosur të largohet duke kërkuar një aventurë të re.

23 vjeçari në këtë sezon ka treguar formë të mirën në gjysmën e sezonit të dytë duke i shënuar 9 gola gjatë gjithë sezonit.

Korenica është në bisedime me skuadrën e Ballkanit.

Megjithatë 23 vjeçari nuk ka bërë të ditur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.