Më 21 dhe 22 nëntor mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”

Federata e Boksit e Kosovës, ka njoftuar se më 21 dhe 22 nëntor do të mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”.

Deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen boksierë nga gjashtë shtete si: Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia, Mali i Zi e Shqipëria, ndërsa po pritet konfirmim edhe nga Suedia e Kroacia.

Turneu “Adem Jashari”, do të mbahet në palestrën “Diloni Benz”, në Fushë Kosovë.

“FboxK do të respektojë këshillat e dala nga IKSHPK, MKRS,M.SH. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajner, delegate, mjek sportive etj.)turneu do te zhvillohet pa publik”, thuhet në njoftimin.

Gjysmëfinalet do të organizohen më 21 nëntor nga ora 17:00. Ndërsa finalet më 22 nëntor nga ora 12:00.