LIVE – Nis asambleja e përgjithshme vjetore e KOK-ut

Ka nisur asambleja e përgjithshme vjetore e Komitetit Olimpik të Kosovës, që po mbahet në ‘Emerald Hotel’ në Prishtinë.

KALLXO.com, është duke e përcjellë live këtë ngjarje.

Pas asamblesë së përgjithshme vjetore të KOK-ut, do të mbahet asambleja zgjedhore e KOK-ut për ciklin olimpik 2021-2024.

Në garë për të parin e KOK-ut, janë kryetari aktual Besim Hasani, Linda Shala, nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe  Kryetari i Federatës së Kratesë, Ismet Krasniqi.