Laura Fazliu e pesta në Kampionatin Europian

Xhudistja kosovare Laura Fazliu, ka mbetur pa medalje në Kampionatin Europian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Laura është mposhtur në luftë për medalje të bronztë nga holandezja Sanne Vermeer.

Vermeer fitoi shpejtë duke e zënë në pozitë të papërshtatshme xhudisten kosovare.

Laura përfundoi në vendin e pestë me 63 kilogramë, duke qenë ky sukses i madh për xhudisten e re.

Fazliu gjatë ditës së sotme kishte tri fitore dhe dy humbje.

Të premten Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova të bronztën.