Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale

Laura Fazliu është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Europian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Fazliu është mposhtur nga rusja Daria Davydova në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Tani Laura Fazliu kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Të premten Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova të bronztën.

Akil Gjakova mposht xhudistin rus Musa Mugushkov dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Europianit