Këtë Herë Pritje për Majlindën

Në Kazan të Rusisë Majlinda Kelmendi u shpall kampione evropiane duke fituar medaljen e artë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën.

Ibër Alaj, drejtor në Departamentin e Sportit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë Kulturës e Sportit tha se ministri Kujtim Shala ka shprehur gatishmërinë që të organizohet një pritje dinjitoze për sportistët.

“Kabineti dhe Departamenti i Sportit do ta presin ashtu si i ka hije një garuesi të këtij niveli, do ta presim në aeroport,” tha Alaj.

Ai tha se ministri Shala gjendet jashtë vendit, por sipas tij pritjen do ta bëjnë përfaqësues të kësaj ministrie.

Ndërsa drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Pejë Engelbert Zefaj tha për KALLXO.com se pritet të shihet se çfarë pritje do t’u bëhet kur xhudistët të kthehen në qytetin e tyre.

“Dëshirojmë t’i presim me kryetarin dhe qytetarët në sheshin kryesor të Pejës, nëse mbërrijnë shumë vonë atëherë do t’i presim në ditën në vijim në zyre të kryetarit,” tha Zefaj.

Kelmendi dhe Gjakova po sjellin në Kosovë dy medalje nga Rusia atje ku për hir të përfaqësimit të tyre u bë edhe intonimi i himnit të Kosovës.

http://kallxo.com/fjalet-e-arta-nga-rusia/

Kujtojmë se herën e fundit kur ekipi i xhudistëve erdhën nga Grand Slam-i në Paris, nuk u pritën nga askush

http://kallxo.com/shpresa-qe-ngjall-parisi-te-kampionet/

Kallxo.com mëson se ekipi i xhudos do të mbërrijë në Prishtinë nesër rreth orës 19:45.   .