Akil Gjakova mposht xhudistin serb në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian

Xhudisti jonë, Akil Gjakova i ka nisur me fitore garat në Kampionatin Evropian për seniorë që po mbahet në Montpellier të Francës.

Gjakova ka fituar ndeshjen e parë, të vlefshme për raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan ka arritur të na bëjë krenar duke mposhtur me ‘ëaza-ari’ xhudistin serb, Bajsangur Bagajev.

Në raundin tjetër, Akili do të ndeshet me xhudistin bullgar, Mark Hristov.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, xhudistet nga Kosova fituan dy medalje.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë/Telegrafi/