Foto: Rtv21

Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Xhudisja Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Lisbon 2021, duke qenë fare pranë medaljes së radhës.

Kështu ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Krasniqi ka mundur izraeliten, Shira Rishony me ippon në çerekfinale.

Xhudistja Nora Gjakova poashtu ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që është duke u mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.

 

Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian