LAJMI I FUNDIT: Sonte rifillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se sonte rifillon shitja e biletave online për ndeshjen Kosovë –Angli, e cila luhet të dielën prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bileta do të rifillojnë të shiten prej orës 21:30, në platformën online www.tiks.app.

Biletat fillimisht kanë dalë në shitje me 12 nëntor prej orës 16:00, por sistemi online i “tiks.app”, ka pasur vazhdimisht probleme duke mos funksionuar dhe kështu kanë mbetur biletat pa u shitur.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kompania për shitjen e biletave online do të rifillojë me valën e dytë të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli, sonte në orën 21:30. Biletat mund t’i blini në platformën online www.tiks.app”, thuhet në njoftimin e FFK-së.