Foto: KALLXO.com

FFK nuk ofron qasje për mënyrën e shitjes së biletave

Federata e Futbollit e Kosovës dhe kompania e kontraktuar për shitjen e biletave për kombëtaren e Kosovës A, në futboll, “Tiks.app”, kishte njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Angli do të dalin në shitje me 12 nëntor prej orës 16:00.

KALLXO.com ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike lidhur me shitjen e biletave online për kombëtaren e Kosovës A në futboll.

Saktësisht KALLXO.com ka kërkuar listën e personave të cilët kishin blerë bileta për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi dhe dhe kohën kur i kishin blerë. Loja ishte zhvilluar më 14 tetor 2019.

KALLXO.com e ka bërë kërkesën më 10 tetor në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kompaninë e kontraktuar “Tiks.app”.

FFK-ja edhe “Tiks.app” nuk kanë qenë të gatshëm të ofrojnë të dhënat e kërkuara.

“Tiks.app” ka thënë për KALLXO.com se të dhënët e kërkuara janë në pronësi të FFK-së, duke na sugjeruar që të kërkojmë aprovimin e FFK-së.

“Përshëndetje i nderuar, te dhënat e kërkuara nga ju janë në pronësi te FFK, andaj ju lutemi qe te kërkoni aprovimin e tyre paraprakisht. Shpresoj te kemi mirekuptimin e juaj. Gjithë te mirat”, ishte përgjigjja e “Tiks.app” për Kallxo.com.

Kurse, FFK-ja nuk ka dhënë asnjë përgjigje ende për KALLXO.com, ani pse të njëjtën kërkesë ia kemi dërguar përsëri më 11 tetor.

Po ashtu, sot me 12 nëntor faqja e “Tiks.app” ka pasur probleme prej orës 16:00, që është raportuar se do të jetë në dispozicion për t’i shitur biletat e ndeshjes Kosova-Anglia .

Kallxo.com ka raportuar edhe sot për problemet e kësaj faqe për t’u kyçur.

Bie sajti për biletat Kosovë- Angli

Bile vetë “tiks.app” ka reaguar për këtë problem, duke thënë se do ta rregullojnë faqen së shpejti.

Reagon “tiks.app” për rënien e sajtit për shitjen e biletave Kosovë –Angli (FOTO)

“Lajmerim! Për shkak te ngarkesës shumë te madhe momentalisht qasja ne webfaqe-n tone është e pamundur. Shume shpejt faqja do te jete aktive perseri.
Shpresoj te kemi mirëkuptimin e juaj pasi qe kërkesa është jashtëzakonisht shume e madhe.
Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e “tiks.app.