‘Tiks.app’ njofton se ende ka bileta pa u shitur (FOTO)

Shitja e biletave online për ndeshjen Kosovë- Angli, sot ka zgjuar reagime të mëdha nga njerëzit të cilët kanë qenë në pritje prej orës 16:00, për ta siguruar një biletë për këtë ndeshje.

Faqja e “tiks.app”, nuk ka funksionuar prej orës 16:00, të gjitha kanë pasur probleme, këtë e kishin kofirmuar vet kompania e cila bën shitjen e biletave përmes një njoftimi se kanë probleme.

E në një njoftim tjetër, “tiks.app”, ka treguar se kanë qenë të sulmuar nga hakerët dhe se ka ende bileta në shitje.

“NJOFTIM! Ne si platforme kemi qene cak i disa sulmeve me ç’rast sherbimi ka qene shume limituar. Ne jemi munduar qe sherbimin te e mbajme aktiv gjate kesaj mirepo kjo gje nuk ishte e mundur. Disa prej perdorueseve kane arritur te sigurojne biletat ndersa per perdoruesit e tjere jemi duke punuar ne vazhdimesi per te riaktivizuar sherbimin.
Ndjejme keqardhje per situaten e cila eshte krijuar dhe shpresojme te kemi mirekuptimin e juaj ne kete rast.Shpresojme qe keto akte keqdashese te ndalen sa me shpejte dhe sherbimi i shitjes se biletave te vazhdoje shume shpejte”, thuhet në njoftimin e “tiks.app”.

Kallxo.com, ka raportuar gjatë tërë ditës për problemet me çështjet e biletave, bile disa prej tyre kanë filluar menjëherë që t’i shesin në tregun e zi.