LAJMI I FUNDIT: Prokuroria e Shtetit i fillon hetimet për shitjen e biletave online

Shitja e biletave online për ndeshjen Kosovë- Angli, ka ngjallur shumë debate e nervozizëm te qytetarët pasi nuk kanë mundur të pajisen me biletë, për arsye të mos funksionimit të faqes “tiks.app”, e cila është e autorizuar për t’i shitur biletat.

Shitja e biletave ka filluar të martën me 12 nëntor prej orës 16:00, ndërsa ende ka bileta të shitur me datën 13 nëntor si pasoj e mos funksionimit të kësaj faqe.

Shumë qytetar kanë akuzuar këtë faqe se janë duke bërë dallavera së bashku me FFK-në.

E për këtë Prokuroria e Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të verifikohen dyshimet e ngirtura për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli.

“Prishtinë, 13 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Po ashtu Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se hetimet për shitjen e biletave online i ka filluar prej 15 tetorit të vitit 2019.

“Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

KALLXO.com, ka raportuar vazhdimisht për problemet me shitjen e biletave online.

 

Reagon “tiks.app” për rënien e sajtit për shitjen e biletave Kosovë –Angli (FOTO)