Kosovës i besohet organizimi i turneut të parë të tenisit i nivelit ITF nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit

Federata e Tenisit të Kosovës ka marrë lajm të mirë gjatë ditës së sotme nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit.

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet turneu i nivelit ITF, “Kosova Open 2021”, J5 në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, Komunës së Pejës dhe klubit të tenisit “Peja”.

Turneu do të nisë më 6 deri më 12 shtator 2021.

Ky është një sukses i madh për tenisin kosovar.

Kujtojmë se në vitin 2019 u organizua turneu i pare i nivelit Tennis Europe ‘ Peja Open’ U -16. Në këtë vit do të organizohet edicioni i tretë i këtij turneu.

Drejtor i këtij Kosova Open do të jetë Shkelzen Domi.