Kompania ‘SIGAL UNIQA’ vazhdon mbështetjen e klubit ‘SIGAL Prishtina’

Pas vendimit për të rikthyer bashkëpunimin më të suksesshëm në historinë e sportit në Kosovë, ndërmjet Kompanisë “SIGAL UNIQA Group Austria” dhe klubit të basketbollit “Sigal Prishtina”. Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë, “SIGAL UNIQA Group Austria”, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e veriu, z.Avni Ponari organizoi një pritje rasti për të festuar rivendosjen e bashkëpunimit me klubin Sigal Prishtina dhe njëherësh fillimin e mbarë të etapës së dytë të bashkëpunimit me triumfin e klubit në Supërkupën e Kosovës, edicioni 2018-2019.

Në këtë pritje rasti, për sukseset e Prishtinës nën mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, folën, Drejtori i Kompanisë “SIGAL UNIQA” z. Avni Ponari, si dhe drejtuesit e skuadrës kosovare nga kryeqyteti, Presidenti i ekipit, z. Shkelzen Fetiu dhe Drejtori gjeneral, z. Florian Miftari.

Avni Ponari në fjalimin e tij, falënderoi Prishtinën për bashkëpunimin e suksesshëm dhe premtoi se do të vazhdojnë, një gjë të tillë edhe në të ardhmen. ‘Jam krenar që jam këtu me ju dhe me këto suksese që kemi arritur së bashku. Vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe drejt sukseseve te reja. Ne patëm ndërprerë bashkëpunimin për një kohë, por përsëri “SIGAL” i shkon “SIGAL” PRISHTINËS. Është shumë herë më e mirë prezenca e Sportit, sesa takimet e politikës sepse, sporti krijon njohjen kulturën dhe gjithçka tjetër dhe këtë e ka dëshmuar kampionia botërore e xhudos, Majlinda por edhe Prishtina në Basketboll me sukseset e shumta”, tha Ponari.

Një fjalë rasti në këtë pritje, pati edhe Presidenti aktual i skuadrës së Prishtinës, z. Shkelzen Fetiu. “Klubi i Basketbollit, “SIGAL PRISHTINA” është e nderuar nga një njeri që dha shumë për Prishtinën dhe nëse ka një titull hero i kontribuuesve në Sport e sidomos në Prishtinë, është Avni Ponari dhe kompania e tij gjigante “SIGAL UNIQA”. Falë këtij bashkëpunimi të sinqertë dhe pa kushte, KB Prishtina është bërë klubi më i trofeshëm dhe më i madh në trojet shqiptare dhe këtij suksesi i kane kontribuar shumë edhe tifozët tanë të flakte, Plisat. Në emër të Prishtinës, bordit të klubit dhe në emër të Plisave e falënderojmë përzemërsisht z Avni Ponarin për të gjitha që i ka bërë për Prishtinën dhe shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit tutje edhe për shumë vite”, u shpreh Fetiu.

Për këtë pritje rasti dhe planet e Prishtinës në të ardhmen, foli edhe drejtori gjeneral i Prishtinës, z. Florian Miftari. “Fillimisht dua to falënderoj, z.Avni Ponarin, sepse nëse dikush ka bërë për Sportin e Prishtinës, është vet, Avni Ponari dhe natyrisht ky njeri ka investuar aty ku duhet, sepse Sporti i bashkon njerëzit. Ky njeri e ka ndihmuar Prishtinën, por mbështetja e tij nuk ka shkuar huq, sepse ne kemi arritur suksese të shumta dhe ju premtojmë se nuk do të ndalemi tutje, por do të vazhdojmë tutje dhe planet tona edhe në të ardhmen janë trofetë”, tha Miftari.

Krejt në fund të këtij organizimi, klubi i Prishtinës dhe tifozët “Plisat” i dhuruan dy mirënjohje, veç e veç z. Avni Ponarit për kontributin e tij të pashoq tek Prishtina duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë për kryeqytetasit.

Në këtë pritje dhe koktej rasti, përpos mysafireve të shumtë, ishin prezentë edhe lojtarët e Sigal Prishtinës se bashku me shtabin teknik, thuhet në komunikatën e Kompanisë ‘SIGAL’.

*Artikull i sponsoruar