FOTO: KALLXO.com

Kombëtarja e Rusisë nuk vjen në Prishtinë

UEFA e ka shtyrë ndeshjen mes kombëtareve të Kosovës dhe Rusisë në kategorinë e vajzave, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Europian të vitit 2021, njofton web-faqja zyrtare e Federatës ruse të futbollit.

Sipas Federatës ruse e futbollit, ndeshja mes dy kombëtareve është shtyrë për shkaqe sigurie.

Dy kombëtaret garojnë në grupin A për kualifikimet për Kampionatin Europian.

Rusia dhe Holanda kryesojnë grupin me nga 6 pikë, ndërsa Kosova është në pozitën e katërt me 3 pikë.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej më 4 tetor në Prishtinë.

Sipas Federatës ruse të futbollit, nuk dihet data as vendi se ku do të zhvillohet në të ardhmen kjo ndeshje.