Kastriot Selmani i gatshëm kundër Suedisë

Sulmuesi i Hammarbyt, Kastriot Selmani pret që të debutojë me fanellën e Kosovës ndaj Suedisë.

Selmani është i gatshëm për ndeshjen e 9 tetorit që Kosova e zhvillon ndaj Suedisë.

Ai ishte i grumbulluar edhe në ndeshjet e shtatorit, por për shkak të mungesës së shtetësisë dhe pasaportës nuk kishtë të drejtë të luaj për Kosovën.

24 vjeçari pret që të debutojë të shtunën ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit për “Katari 2022”.

“Presim një ekip fizik, që janë të fortë në rivëniet e këndit dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip. Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën dhe pres që edhe tjerë ‘Dardanë’ të vijnë dhe të luajnë për Kosovën. Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”, ka thënë sulmuesi i Hammarbyt pas stërvitjes me Kosovën.