Llapi transferon Kastriot Selmanin nga Vushtrria (FOTO)

Skuadra e Llapit është duke vazhduar që ta përforcoj klubin për sezonin e ardhshëm.

Llapi tashmë sot e ka publikuar transferin e ri.

Ai është Kastriot Selmani i cili luan në pozitën e mesfushorit.

Selmani në gjysme sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Vushtrrisë, ku edhe u shpallë Kampion në Ligën e Parë.

Në njoftimin e klubit shkruhet se i dëshirojnë mirë se ardhje lojtarit dhe ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me këtë skuadër.