Karim Benzema

Karim Benzema shpallet fajtor - një vit burgim me kusht

Futbollisti francez i Real Madrid, Karim Benzema është shpallur fajtor për shantazh ndaj futbollistit tjetër francez, Mathieu Valbuena.

Benzema është dënuar nga gjykata me një vit burgim me kusht si dhe me shumë prej 75,000 eurove, njofton bbc.com.

Benzema është një nga pesë personat e akuzuar që dolën në gjykatë muajin e kaluar për shantazhin ndaj Valbuenas.

Ky rast daton që nga viti 2015 ku futbollistët francez ndodheshin në kampin e grumbullimit të kombëtares franceze të futbollit.

Benzema vazhdimisht ka mohuar akuzat dhe ka insistuar që vetëm ka bërë përpjekje që t’i ndihmonte Valbuenas.

Përkundër që është dënuar, ai pritet që sonte të luaj kundër Sheriff Tiraspol në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjatë vendimit të shqiptuar nga gjykata të dy protagonistët nuk ishin të pranishëm.