Real Madrid e mposht Bilbaon me 3 golat e Benzemas (VIDEO)

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Më meritori për këtë fitore të madrilenëve ishte Karim Benzema me tre golat e tij.

Francezi serinë e golave e hapi në minutën e 47’.

Për dyfishimin e epërsisë u desh të pritej minuta e 76‘.

Benzema hat-trickun e tij e kompletoi në minutën e 90‘ për rezultatin 3-0.

Pas kësaj fitoreje Reali mbetet në vendin e tretë me 64 pikë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=OIEKDauq7Tk