Gjilani mposht Drenicën dhe i afrohet kreut të tabelës

Gjilani ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani fitoi penallti në minutën e 3’, të cilën e shënoi Fiton Hajdari i Gjilanit, por ia anuloi gjyqtari Grarmos Shala duke e akorduar goditje indirekte për Drenicën.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22’ me Keita Razakin me një gol të bukur.

Përsëri për 2-0, shënoi Keita Razak në minutën e 33’ për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0.

Në minutën e 75’ skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani mbeti me një lojtar më pak pasi mbrojtësi i krahut Armend Halili u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 61 pikë.

Kurse Drenica mbetet në vendin e tetë me 38 pikë.