Gjilani e mposht Ballkanin dhe rrëmben kreun e tabelës (Video)

Gjliani e ka shënuar edhe fitoren e katërt duke e mposhtur Ballkanin, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Golin e tre pikëshit e shënoi Gerhard Progni në minutën e 48’.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani, e ka rrëmbyer kreun e tabelës me 12 pikë, dy më shumë se rivali lokal Drita.

Ndërsa Ballkani, mbetet në vendin e tretë me tetë pikë.