Gjilani – Ballkani përfundon pa fitues  

Gjilani dhe Ballkani, kanë barazuar me rezultat 0-0, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Të dy skuadrat kishin mundësi të mira për gol, por nuk ia arritën qëllimit që t’i merrnin nga tri pikë.

Pas tri ndeshjeve Gjilani pozicionohet në vendin e gjashtë me katër pikë.

Kurse, Ballkani në vendin e dytë me shtatë pikë

Në xhiron e ardhshme Gjilani luan si mysafir ndaj Drenicës.

Kurse, Ballkani mysafir ndaj Llapit.