Mezani: Bëmë lojë të mirë, por po na mungon goditja e fundit para portës

Gjilani ka barazuar me rezultat 0-0, ndaj Ballkanit në shtëpi të vet, ndeshje e cila ishte e vlefshme për xhiron e tretë në Superligë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i gjilanasve, Gentian Mezani, duke thënë se ishte lojë e fortë nga të dy skuadrat, por lojtarët e tij nuk arritën t’i shfrytëzonin rastin që i kishin për të shënuar gol.

“Ishte lojë e fortë nga të dyja skuadrat. Nuk arritëm t’i shfrytëzojmë rastet që i patëm. Kemi rritur presionin në pjesën e dytë në fushën e Ballkanit por nuk shënuam. Skuadra ka nevojë ende të përmirësohet dhe të komponohet me lojtarët që kanë ardhur. Duhet të jem të kënaqur me lojën por po na mungon goditja para portës”, ka thënë Mezani për “ArtSport”.

Gjilani në xhiron e katërt më 1 tetor luan si mysafir ndaj Drenicës në Skenderaj.