Formula 1: Max Verstappen pushton Brazilin

Holandezi, Max Verstappen e ka fituar garën për Çmimin e madh të Brazilit duke dalë para befasisë së këtij vikendi, Pierre Gasly nga skuderia Toro Roso, i cili doli i dyti pas një  përfundimi dramatik në finish të garës si rezultat i një aksidenti ndërmjet britanikut dhe kampionit aktual, Lewis Hamilton, dhe Alex Albon si dhe aksidentit tjetër ndërmjet dyshes së Ferrarit Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel të cilët nuk arritën ta përfundojnë garën teksa po luftonin për pozitën e katërt. Në një moment LeClerc e tejkalon gjermanin Vettel dhe ndërkohë që ky po bënte përpjekje që ta rikthejë pozicionin e tij, pati një prekje me bolidin e LeClerc duke shkaktuar një aksident që i gjen që të dy jashtë pistës Interlagos.

Hamilton e përfundoi garën në vendin e tretë mirëpo një penalizim 5 sekondësh, pothuajse një  orë pas pë rfundimit të garës për shkak të  aksidentit të shkaktuar ndaj Alex Albon nga skuderia Red Bull, e ka zbritur Hamilton në vendin e shtatë. Vendi i tretë i takoi Carlos Sainz nga skuderia McLaren edhepse Sainz garën e kishte nisur nga pit-stopi.

Hamilton dhe Albon po luftonin për pozitën e dytë  pas kishte hyrë Makina e Sigurisë si rezultat i një  aksidenti ndërmjet dy pilotëve  të Ferrarit.

“I kërkoj shumë  falje Albonit. Ishte komplet gabimi im” , ka deklaruar Hamilton pas garës.

Pista Interlagos e Brazilit ishte një garë klasike e Formula 1 e cila ngërthente në vete një betejë  fyt-a-fyt ndërmjet Verstappen dhe Hamilton si dhe me shumë të papritura tjera.

Përfituesi kryesor i kësaj garë, padyshim, se ishte Pierre Gasly, piloti i skudrisë Toro Roso, me herët i përjashtuar nga Red Bull, i cili ia doli të ngjitet në podium duke fituar vendin e dytë për Toro Roso, rezultati më i mirë për këtë skuderi që nga fitorja e Vettel në Monza në vitin 2008.

“E pabesueshme. Kjo është  një ëndërr. Dita më  e mirë e jetës sime”, ishin deklaratat e pilotit Gasly.

Carlos Sainz po ashtu ishte në top-treshën e kësaj garë duke i dhënë skuderisë McLaren podiumin e parë qysh nga viti 2014.  Pothuajse më  shumë se dy orë pas përfundimit të garës për Çmimin e Madh të  Brazilit, dhe një orë pasi Lewis Hamilton ishte penalizuar nga pozita e tretë  në pozitën e shtatë, Sainz ishte konfirmuar edhe zyrtarisht se ka fituar pozitën e tretë duke i dhënë fund një pritjeje pesë vjecare për Mclaren që të rikthehet në top-treshe.

Sainz kishte nisur garën nga pozicioni i 20-të  pas një problemi që kishte me motorin e bolidit të  tij gjatë  kualifikimeve dhe përfundimi i garës e gjeti në vendin e katërt.

Dyshja e skuderisë Alfa Romeo Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi përfunduan në vendin e katërt, respektivisht, vendin e pestë para pilotit të skuderisë Renault, Daniel Ricciardo, që  përfundoi në vendin e gjashtë, Lando Norris nga McLaren në vendin e tetë ndërkohë që Sergio Perez nga skuderia Racing Point dhe piloti tjetër i Toro Rosso, Daniil Kvyat, e përmbyllën top dhjetëshen e garës duke u pozicionuar në pozitat nëntë dhe dhjetë.

Finlandezi nga skuderia Mercedes Valtteri Bottas nuk ia doli ta përfundojë garën pas një dështimi në  motorin e tij në xhiron e 52-të.

Gara e radhës dhe e fundit për këtë kampionat do të  zhvillohet në Abu Dhabi, me datë  1 dhjetor 2019 duke filluar nga ora 14:10 sipas kohës sonë lokale.

Rezultati i top-10 për Çmimin e Madh të Brazilit

  1. Max Verstappen, Red Bull
  2. Pierre Gasly, Toro Rosso
  3. Carlos Sainz, McLaren
  4. Kimi Raikkonen, Alfa Romeo
  5. Antonio Giovinazzi, Alfa Romeo
  6. Daniel Ricciardo, Renault
  7. Lewis Hamilton, Mercedes (pas penalizimit prej 5 vendeve )
  8. Lando Norris, McLaren
  9. Sergio Perez, Racing Point
  10. Daniil Kvyat, Toro Rosso