Nga 'Maksi i çmendur' tek fituesi i dyfishtë i Formula 1

Me fitoren e tij në Çmimin e Madh të Japonisë, Max Verstappen fitoi titullin e tij të dytë të pilotëve në Formula 1. Holandezi, i cili dikur u quajt “Mad Max” (Maksi i çmendur), e ka shfrytëzuar në maksimum talentin e konsiderueshëm me të cilin ka lindur.

Fitorja në Suzuka të japonisë e cila i solli kampionatin e dytë në Formula 1, për Maks Verstappen duket e përshtatshme, pasi ishte pikërisht pista Suzuka aty ku holandezi mori për herë të parë timonin e një bolidi të Formula 1 – një Toro Rosso në praktikën e lirë në Çmimin e Madh të Japonisë në  2014 – vetëm tri ditë pas. Ditëlindjes së tij të 17-të. Ky rekord është i tij mbetet për t’u mbajtur – pasi në vitin 2016 FIA, organi drejtues botëror i sporteve motorike, prezantoi moshën minimale prej 18 vjeç për pilotët e F1.

Përparim i shpejtë në karrierë

Kur Verstappen iu bashkua Toro Rosso-s më herët në vitin 2014, ai ishte ende vetëm 16 vjeç. Për shkak se ishte ende i mitur, babai i tij, ish-piloti i F1 Jos Verstappen, duhej të nënshkruante kontratën në emër të djalit të tij.

Verstappen voziti një kart për herë të parë në moshën katër vjeçare dhe filloi të konkurronte në garat e kartit në moshën tetë vjeçare me shumë sukses – fillimi i një karriere të shpejtë.

Në moshën 16-vjeçare, holandezi u ul në timonin e një bolidi të Formula 3 për herë të parë dhe e përcaktori menjëherë kohën më të shpejtë në atë ditë.

Muaj pasi u ul për herë të parë në bolidin Toro Rosso F1, Verstappen bëri debutimin e tij në Formula 1 në Çmimin e Madh të Australisë në vitin 2015 – në moshën 17 vjeç e 166 ditë.

Ai mblodhi pikët e tij të para në kampionatin e pilotit të Formula 1 në Malajzi, gara e dytë e sezonit në vitin 2015, në të cilën ai do t’i zinte dy vendet e katërta.

Për sukseset e tij, FIA e zgjodhi atë si fillestarin e vitit 2015 në F1, si dhe si Personalitetin e Vitit të shtegut të F1.

Mad Max’

Megjithatë, jo të gjithëve u bëri përshtypje personaliteti i Verstappen. Stili i tij agresiv i pilotimit i dha shpejt atij pseudonimin “Maksi i çmendur”. Në një koment të vitit 2016 që u bë viral, ish-ylli i Formula 1, Niki Lauda e përshkroi holandezin si dikë që i përkiste një “reparti psikiatrik”.

Ky ishte viti kur Verstappen kaloi nga Toro Rosso te Red Bull dhe fitoi Çmimin e Madh të Spanjës, garën e tij të parë me ekipin e tij të ri. Kjo nënkuptonte  gjithashtu se në moshën 18 vjeç e 228 ditë, ai e kishte thyer rekordin e Sebastian Vettelit si fituesi më i ri i një gare të Formula 1.

Hero popullor në Holandë

Pas një sezoni të tillë të 2017-ës, në të cilin ai përfundoi i gjashti në renditjen e pilotëve, gjërat filluan të qartësohen për holandezin; përfundoi i katërti në vitin 2018, i treti në vitet 2019 dhe 2020, përpara se të fitonte kampionatin e tij të parë botëror në vitin 2021.

Ai e arriti këtë duke dalë i pari në një duel të paharrueshëm me Leëis Hamilton për ta fituar garën e tij të 10-të të sezonit në xhiron e fundit në Abu Dhabi.

Verstappen tani nuk shihet me pamjen e tij të mëparshme si një ngacmues dhe është pjekur në një pilot fitues të guximshëm. Në vendlindjen e tij në Holandë, ai festohet si një hero popullor.

“Unë kam arritur gjithçka në Formula 1 tani”, kishte thënë Verstappen edhe pas fitores së tij të parë të titullit.

Këtë vit, si mbrojtës i titullit të vitit të kaluar Verstappen dëshmoi se është një kampion i vërtetë, duke fituar 11 nga 17 garat e deritashme, duke përmbyllur me fitore cmimin e madh të japonisë në në Suzuka, aty ku edhe nisi rrugëtimi i tij në Formula 1 rreth tetë vjet më parë./Deutsche Welle

Përgatiti: Nuhi Shala