Formula 1, Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, Verstappen fiton në një garë dramatike

Kampioni në fuqi e rrëmbeu fitoren e sontme me vetëm gjysmë sekonde dallim ndaj Leclerc në gjysmën e dytë të garës në Circuit Jeddah Corniche, pasi piloti i Ferrarit u përpoq përsëri të largonte taktikisht Verstappen në pistë.

Kampioni i botës e kaloi Leclercun në kthesën 1 me vetëm katër xhiro të mbetura për ta marrë fitoren e parë me shumë rëndësi të sezonit.  

“Një bravo për Max, pati një garë të mirë,” tha Leclerc në një mesazh të qartë respekti për një pilot që mund ta luftonte gjatë sezonit. “Është gara e vështirë, por e drejtë. Çdo garë duhet të jetë kështu.”

Pasi Sergio Perez e humbi epërsinë e tij pas një Makine të Sigurisë me kohë për fat të keq, yjet e rinj të këtij sporti, Verstappen dhe Leclerc, garuan rrotë-për-rrotë në një finale epike – një javë pas ndodhive të tyre në Bahrein – megjithëse këtë herë Verstappen ia doli ta rrëmbejë fitoren.

Ndërkohë, për Ferrarin pati një podium të dyfishtë, pasi që Carlos Sainz kompletoi podiumin në Ferrarin tjetër duke dalë në vendin e tretë, përpara Perezit të Red Bull dhe George Russell të Mercedesit, bashkëlojtari i të cilit Lewis Hamilton arriti vetëm një pikë në vendin e 10-të pas një vikendi jo të mirë.

Perez ishte duke udhëhequr me lehtësi pas nisjes nga vendi i parë para se të futej në xhiron e 14-të, e cila u pasua menjëherë nga një përplasje e Nicholas Latifi dhe një makinë sigurie të hershme, duke i dhënë mundësinë Leclerc, Verstappen dhe Sainz ta bënin ndërrimin e gomave të tyre.

Hamilton ishte gjithashtu i pafat në ndjekjen e tij për një përfundim të mirë.

Kampioni i shtatëfishtë i botës shënoi progres të konsiderueshëm nga vendi i 16-të në të gjashtin, por pas tri dështimeve në pak çaste – për Fernando Alonso, Daniel Ricciardo dhe Valtteri Bottas – Hamilton donte të futej në Pit Stop ndërkohë që aktive ishte Makina Virtuale e Sigurisë mirëpo korsia ishte e mbyllur dhe nuk mundi ta bëjë një gjë të tillë.  

Kjo e ktheu atë në vendin e 12-të, megjithëse pati progres diç më vonë duke shënuar pikë.

Lando Norris shënoi pikët e para të sezonit për McLaren sikurse edhe AlphaTauris i Pierre Gasly. 

Kevin Magnussen gjithashtu shënoi pikë në mënyrë mbresëlënëse për skuderinë Haas.

Rezultati i garës GP të Arabisë Saudite: Top 10

1) Max Verstappen, Red Bull

2) Charles Leclerc, Ferrari

3) Carlos Sainz, Ferrari

4) Sergio Perez, Red Bull

5) George Russell, Mercedes

6) Esteban Ocon, Alpine

7) Lando Norris, McLaren

8) Pierre Gasly, AlphaTauri

9) Kevin Magnussen, Haas

10) Lewis Hamilton, Mercedes/Sky Sports

Përgatiti: Nuhi Shala