Drita - Drenica

Fitore dramatike e Dritës ndaj Drenicës

Drita ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 1-0 ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë 0-0.

Vendasit këmbëngulën  më shumë në pjesën e dytë duke e kërkuar golin me çdo kusht.

Golin e fitores e shënoi Marko Simonovski në minutën e 89-të.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 25 pikë, po aq pikë sa ka Gjilani në vendin e parë.

Kurse Drenica mbetet në vendin e katërt me 20 pikë.