Futboll: Drita kërkon fitore ndaj Drenicës për ta mbajtur kreun e tabelës

Superliga e Kosovës sot do të sjellë dy ndeshje interesante, Drita – Drenica dhe Besa – Feronikeli, që luhen nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në ndeshjen Drita – Drenica, që luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Drita është në pozitën e parë me 54 pikë, dy më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë.

Gjilanasit, kërkojnë që ta mbajnë vendin e parë duke fituar ndaj Drenicës.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, konsiderohet favorite në ndeshjen e sotme në bazë të cilësisë së lojtarëve dhe klasifikimit në tabelë.

Kurse, Drenica pozicionohet në vendin e nëntë me 26 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë.

Skuadra nga Ferizaj, në pesë ndeshjet e fundit i ka tri barazimi, një humbje dhe një fitore.

Kurse, Drita i ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara ndërmjetvete Drita i ka dy fitore, më 24 tetor gjilanasit kishin fituar me rezultat 4-1, si vendas, kurse më 9 dhjetor kishin triumfuar në Skenderaj me rezultat 0-3.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Selim Isufi, i asistuar nga Lumturije Muhadri dhe Gëzim Mehmeti, gjyqtar i katërt është Visar Kastrati.

Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Afrim Haliti, delgat në këtë ndeshje është Afrim Nebihu.