Drita shënon fitore të lehtë ndaj Drenicës

Drita ka shënuar fitore të lehtë ndaj Drenicës me rezultat të thellë 4-1, në kuadër të xhiros së tetë në Superligë.

Gjilanasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar për 1-0, në minutën e 2’ me Bujar Shabanin.

Për 2-0, shënoi Hamdi Namani në minutën e 2-0.

Qendërsulmuesi Kastriot Rexha shënoi për 3-0, në minutën e 44’.

Drenica e ngushtoi epërsinë në minutën e 47’ me golin e Baton Zabërgjes.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-1, shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 79’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 13 pikë.

Kurse Drenica në vendin e shtatë me tetë pikë.