Foto: Drita/Facebook

Drita – Drenica përfundon pa fitues (Foto)

Drita dhe Drenica i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshjen e nisi furishëm skuadra e Tahir Lushtakut, pasi kaloi në epërsi në minutën e 12-të me sulmuesin Andrews.

Përsëri ishte Andrews që e dyfishoi epërsinë e mysafirëve në minutën e 42’.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej 2-0 të Drenicës.

Në pjesën e dytë Drita u zgjua nga gjumi.

Betim Haxhimusa e ngushtoi epërsinë në minutën e 72’ pas asistimit të Xhevdet Shabanit.

Drita barazimin e arriti në minutën e fundit të lojës.

Fidan Gërbeshi në minutën e 90+6’ gaboi nga penalltia, por aty ishte që të shënonte Liridon Leci.

Pas këtij barazimi Drita pozicionohet në vendin e katërt me 46 pikë, kurse Drenica në vendin e pestë me 38 pikë.