Drita e mposht Drenicën me dy gola në minutat shtesë

Drita është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Drenicën me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte pa raste të shumta shënimi, ndërsa rastin e parë në ndeshje e pati sulmuesi i Dritës, Betim Haxhimusa në minutën e 8’.

Në 45 minutëshin e parë për Drenicën rrezikuan Taulant Dajaku në minutën e 22’ dhe Atdhe Grajqevci në minutën e 15.

Në pjesën e dytë vendasit e morën kontrollin e lojës dhe prej fillimit të pjesës së dytë dëshironin me çdo kusht golin.

Goli për kampionët e Kosovës erdhi në minutat shtesë më saktësisht në minutën e 90+1 me sulmuesin Kyrian Nwabueze.

Vendasit e dyfishuan epërsinë minutën e 90+5’ me Xhevdet Shabanin nga penalltia për rezultatin 2-0.