Ballkani po e mposht Feronikelin

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-1, ndaj Feronikelit, ndeshje e cila po luhet në Drenas në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në 45 minutëshin e parë e shënoi sulmuesi anësor Ermal Krasniqi në minutën e 34’ pas asistimit të Armend Thaqi.

Pjesa e parë në ndeshjen Trepça ’89 – Drita është mbyllur me rezultat 0-0.