Ballkani triumfon ndaj Feronikelit në Drenas

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Feronikelit, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Sulmuesi anësor Ermal Krasniqi shënoi për 0-1, në minutën e 35’.

Për 0-2 shënoi Mirlind Daku në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e dytë me 61 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e shtatë me 34 pikë.