Feronikeli mund Ballkanin

Feronikeli ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 14-të të Ipko Superligës së Kosovës, ku e ka mposhtur skuadrën e Ballkanit me rezultat minimal prej 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Kastriot Rexha.

Pas kësaj fitore, skuadra e Feronikelit, e ruan vendin e parë në tabelë me 32 pikë. Pas saj vjen Prishtina e cila e ndjekë me vetëm dy pikë më pak.

Ndërsa Ballkani radhutet e teta me 18 pikë.

Feronikeli në ndeshjen e ardhshme e pret përcjellësin e parë të saj, Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.