
Federata Europiane e Xhudos shpërblen dy kampionet olimpike të Kosovës
05.12.2021 - 18:34
Federata Europiane e Xhudos i ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike të Kosovës, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.
Në një gala mbrëmje e cila u organizua të shtunën në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.
Kujtojmë që Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova iu bashkuan Majlinda Kelmendit si kampione olimpike, pasi fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në Japoni.