Drita transferon kapitenin e Trepçës ’89

Skuadra e Dritës ka prezantuar transferimin e dytë brenda ditës.

Pasi zyrtarizoi sulmuesin Arbnor Muja, gjilanasit kanë bërë të ditur se kanë transferuar mesfushorin Muharrem Jashari, po ashtu nga Trepça ’89.

Jashari ishte kapiten i Trepçës ’89 në sezonin që e lam pas duke treguar se është njëri prej lojtarëve më të mirë në mesfushë.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e Dritës.

“Klubi jonë ka knaqësinë që të zyrtarizojë një tjetër emer të përfolur shumë kohëve të fundit. Njëri prej super mesfushorëve të superligës ka zgjedhur klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizimi është bërë nga presidenti i klubit Valon Murseli. Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trenerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë.MULI tashmë 23 vjeqarë është produkt i klubit të KF Trepqa 89 ku aty u zhvillua si lojtarë dhe ku kishte kontratë me klubin edhe për një vit tjetër por që dëshira e lojtarit për të vazhduar karrierën me ndonjë klub tjetër nuk u pengua nga drejtuesit e klubit të KF Trepqa 89 për të cilën i jemi shumë falënderues dhe Muli kishte zgjedhur pikërisht klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij. Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në qershor të 2024”, thuhet në njoftimin e Dritës.