Drita – Ballkani, mbyllet pjesa e parë me dy gola të shënuar

Pjesa e parë mes Dritës dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 34-të në Superligë.

Xhevdet Shabani shënoi për 1-0, një gol të bukur në minutën e 17’.

Mirlind Daku e barazoi rezultatin në minutat shtesë.

Prishtina është duke barazuar 1-1 me Feronikelin, Gjilani është duke e mposhtur Trepçën ’89.

Kurse, Arbëria po e mposht Drenicën me rezultat 1-0, Llapi dhe Besa janë duke barazuar me rezultat 0-0.