“Dardanët” me mesazh të veçantë për Challandesin

Tifo grupi i tifozëve të kombëtares së Kosovës “Dardanët” kanë reaguar shkarkimit të Challandes nga pozita e trajnerit.

“Dardanët” përmes një reagimi në faqen zyrtare të tyre në, Facebook  e kanë falënderuar Challandesin  për kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës

‘’Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandes’in dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandes preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara’’ thuhet në njoftimin e Dardanëve.

Ata po ashtu kanë kërkuar që trajneri i ardhshëm i Kosovës të sjell rezultate pozitve.

‘’Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës’’ thuhet tutje në  njoftim.

Challndes ka drejtuar Kosovën në 40 ndeshje, dhe prej 40 ndeshjeve ka 17 fitore, 15 humbje dhe tetë barazime.