Dardana përforcohet me dy futbollistë nga Brazili (FOTO)

Skuadra e Dardanës, e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, sot i ka prezantuar dy përforcimet e reja.

Skuadra kamenicase është përforcuar me dy futbollist Brazilian, Talisson dhe Youn Aguiar.

Talisson, luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe vjen nga skuadra braziliane FC Fortaleza.

Kurse Youri Aguiar, luan sulmues dhe vjen nga skuadra braziliane Coritiba.

Ky është viti i parë i KF Dardanës, në Ligën e Parë, të cilët u inkuadruan nga Liga e Dytë.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë të KF Dardanës:

KF DARDANA sot ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me lojtarët brazilian të ardhur javë më parë në klubin tonë!

TALISSON – mbrojtës vjen nga njëri ndër klubet më të njohura braziliane Fortaleza CF!

YURI AGUIAR – sulmues vjen nga gjiganti brazilian CORITIBA CF!

Mirë se vini Yuri&Talisson në familjen e madhe bardh e kaltër!

Bem-vindo à grande família azul e branca YURI&TALISSON!

KF DARDANA ⚪️?