Daily Mail: Rivali i radhës i Anglisë është Kosova apo 'Brazili i Ballkanit'

I lindur dhe i rritur në Zvicër, Florent Hadergjonaj, lojtar i Huddersfield, iu bashkua kombëtares së Kosovës në fillim të këtij viti.

Duke pasur parasysh historinë e kombëtares më të re që iu bashkua futbollit europian, ka qenë një përvojë dërrmuese për mbrojtësin 25 vjeçar, raporton Daily Mail.

“Kur lojtarët tanë ulen dhe bisedojnë, nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin”, zbulon Hadergjonaj, i cili përfaqëson vendin e prindërve të tij dhe përballet me Anglinë të martën.

“Të gjithë kanë historinë e tyre. Ata që nuk ishin në Kosovë gjatë luftës i dëgjojnë ata që ishin. Ne dëgjojmë për shokët e skuadrës që kanë ecur nëpër male për të shpëtuar kur ata ishin të vegjël. Pa ushqim, thjesht duke ecur për dy ose tre ditë, me të shtëna rreth tyre. Është emocionuese sepse e kupton familjen tënde, xhaxhallarët, kushërinjtë, të jenë përballur me të njëjtën gjë”, thotë ai.

Foto: Reuters

Me popullsi kryesisht myslimane, Kosova ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë, e cila u shërbë nga konfliktet më të përgjakshme të viteve 1990.

Të paktën 14,000 vetë u vranë dhe shumica e popullsisë prej 1.7 milion banorëve të Kosovës u dëbua.

Kosova shpall pavarësinë më 2008 dhe luajti për herë të parë një ndeshje ndërkombëtarisht të njohur më 2014, dhe u pranua nga FIFA dhe UEFA dy vjet më vonë.

Hadergjonaj, i cili bëri debutimin e tij për “Brazilin e Ballkanit” kundër Bullgarisë në qershor, është i vetëdijshëm për përgjegjësinë.

“Ekipi i futbollit mund të tregojë fytyrën e mirë të vendit tonë. Lojtarët tanë kanë lindur në vende të ndryshme, por bashkohen dhe krijojnë gjëra”, shpjegon ai.

“Dashuria për futbollin është e çmendur. Ne mundëm Bullgarinë në Sofje dhe qindra tifozë qëndruan në aeroport deri në orën tre të mëngjesit për të na përshëndetur”.

“Kur dalim për të ngrënë, nuk na lejojnë të paguajmë. Trajnimi mund të jetë si një festë. Njerëzit shikojnë dhe lëshojnë muzikën. Nuk mund ta imagjinoj se si do të jetë të kualifikoheni në Euro 2020”, shtoi ai.

Florent Hadergjonaj, Foto: AP

Një arritje e tillë nuk është fantastike. Kosova nuk është vetëm pasion, por janë një e mirë. Skuadra aktuale është e përbërë nga lojtarë nga 14 liga të ndryshme, duke përfshirë Italinë, Rusinë, Gjermaninë dhe katër nga Kampionati.

Edhe nëse nuk përfundojnë në dy të parat e grupit të Euro 2020, ata kanë një rrugë tjetër të mundshme deri në finale përmes play-off -eve të Ligës së Kombeve, ku ylli Milot Rashica (i Werder Bremen) dhe Arber Zeneli (Reims) do të jenë pjesë sërish.

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha, i cili ka lindur në Suedi, është rikthyer në skuadër për t’u përballur me Anglinë, pasi humbi shtatë muaj për shkak të një dëmtimi të gjurit.

Historia e vetë Hadergjonajt është tipike.

Prindërit e tij u larguan nga Kosova për të ndërtuar një jetë të re në Zvicër para problemeve më të këqija. Ai ishte vetëm pesë vjeç kur shpërtheu konflikti.

“Kam marrë disa informacione, por vetëm më vonë kam kuptuar siç duhet atë që kishte ndodhur,” shpjegon ai.

“Ishte e vështirë për prindërit e mi. Pjesa tjetër e familjes sonë po luftonte për jetën e tyre dhe ju nuk mund të bënit asgjë. Babai im ka kushërinj që ishin në ushtri dhe u vranë”, shton ai.

“Kur kthehem në Kosovë tani, vizitoj të afërm, gra dhe fëmijë pa burra dhe baballarë. Ndihem me fat që kam qenë në Zvicër. Më dha gjithçka dhe më lejoi të bëhesha futbollist”.

Kur u formua kombëtarja kosovare e futbollit, yje të kualifikuar si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin krijuar tashmë në ekipin kombëtar të Zvicrës dhe nuk ndryshuan besnikëri.

Hadergjonaj kishte luajtur edhe për moshat nën 21 vjeç, por vendosi të bashkohej me futbollistët e tjerë me bazë angleze Bersant Celina, Aro Muric dhe Atdhe Nuhiu në ekipin e Kosovës.

“Ishte e vështirë për të vendosur. Zvicra u dha prindërve të mi një jetë më të mirë por unë gjithashtu kisha një familje që luftoi për një vend në rritje. Në fund, veprova ashtu si e ndjeva. Unë fola me ndershmëri me ekipin e Zvicrës dhe jam mirënjohës që ata më kuptuan dhe nuk ma vështirësuan situatën”.

Një shok i skuadrës kosovare, 30-vjeçari i “Sheffield” Nuhiu, të mërkurën iku në kryeqytet – Prishtinë, sikur kur foshnjë kur shkoi në Austri.

Ai kujton traumën në fund të viteve 1990 për të bërë thirrje telefonike nga shtëpia e tij e re për të kontaktuar të afërmit, pasi ata kishin fshehur në bodrume për t’i shpëtuar bombave.

Atdhe Nuhiu, Foto: Getty Images

Të luash me Anglinë për herë të parë është simbolikë se deri ku ka ardhur Kosova, një rritje e fatit të reflektuar në ngjitjen e tyre në renditjen e FIFA-s në 120.

Në të vërtetë, për shkak të betejave të Huddersfield këtë vit, përvoja e vetme e Hadergjonaj për të fituar në vitin 2019 ishte duke luajtuar për vendin e tij.

Mbrojtësi i djathtë gjithashtu ka më shumë përvojë se çdo koleg i tij për t’u përballur me lojtarët e Anglisë. Harry Kane, Marcus Rashford dhe Raheem Sterling nuk shënuan asnjëherë kundër tij nga loja e hapur në Premier League, megjithëse ai nuk u ofron shokëve të tij kosovarë ndonjë ngushëllim nga kjo.

‘Lojtarët e tjerë më kanë pyetur tashmë se si janë lojtarët e Anglisë. Unë u kam thënë atyre: ‘Djema, ju duhet të shihni videot, unë nuk mund t’ju ndihmoj!’” thotë ai duke buzëqeshur.

“Anglia ka lojtarë të shkëlqyeshëm. Ata duken të rrezikshëm në TV, por unë duhet t’ju them, është edhe më e vështirë kundër tyre në fushë!”.

‘Kosovarët do të vijnë nga kudo për këtë ndeshje. Ne e donim më shumë Wembleyin sesa Southampton, por mbase një stadium më i vogël do të jetë më i mirë për ne, me 30,000 sesa 80,000 vende. Unë kam luajtur në St Mary’s më parë dhe me rezultat 1-1. Do ta marr atë rezultat përsëri!”, tha Hadërgjonaj.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu