Çekia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës

Kombëtarja e Çekisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe Malit të Zi.

Trajneri Jaroslav Shilhavy ka ftuar futbollistët më të mirë, por është interesant të theksohet që është grumbulluar vetëm një sulmues, dhe ai është lojtari i Romës Patrik Schik.

Ndeshja Kosovë – Çeki zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.